Zhang Na, diplomatja jozyrtare në epokën e re

"Si një studente që studion jashtë vendit, kam ndjenjën e veçantë të misionit, sidomos në kohërat e pazakonta.”

Kjo është studentja që ka studiuar jashtë Kinës, Zhang Na. Në vitin 2013, ajo u diplomua në Angli dhe më pas u kthye në Kinë.

Në atë vit, ajo mori pjesë në Mbledhjen e Kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të Shoqatës së Studiuesve të Kthyer Perëndimor. Në këtë mbledhje, presidenti Xi u bëri thirrje studentëve të kthyer në atdhe që të bëhen diplomatë jozyrtarë për të nxitur shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe vendeve të tjera, në mënyrë që bota ta kuptojë më shumë Kinën dhe ta përkrahë atë. Kështu, Zhang Na vendosi të shfaqë epërsinë e saj si një diplomate jozyrtare. Përveç punës së saj, Zhang Na mbajti edhe detyrën si zv-drejtore e Komitetit të Rinisë të Sipërmarrësve të Shoqatës së Studiuesve të Kthyer Perëndimor. Ajo shpreson të japë kontribut për të shkurtuar largësinë midis Kinës e botës.

Në marsin e vitit 2020, kur epidemia e koronavirusit të ri u vu nën kontroll në Kinë, Zhang Na nisi t’i kushtojë vëmendje gjendjes së zhvillimit të pandemisë jashtë Kinës, me shpresën e dhënies së kontributit kundër pandemisë jashtë vendit. Nëpërmjet përpjekjeve, Zhang Na dhe disa miq u lidhën me pasione të njëjta. Nga fillimi i vitit 2020 deri tani, ata kanë dhuruar materiale kundër epidemisë për tetë vende, duke përfshirë Shqipërinë.

Për Shqipërinë, Zhang Na tha se ka lidhje të veçantë me këtë vend.

Në një rast të veçantë gjatë studimeve në Angli, Zhang Na u njoh me jetën e larmishme të Nënë Terezës. Ajo u prek shumë nga shpirti i humanistes shqiptare dhe tha se me frymën e saj, ajo nisi të ecë në rrugën e bamirësisë. Pasi mësoi që Nëna Tereza është shqiptare, ajo mendoi se ka lidhje të veçantë me Shqipërinë.

Zhang Na tha:“Fryma e Nënë Terezës është fryma humanitare dhe simbol i bamirësisë. Prandaj mendoj se jam me fat që kam lidhje me Shqipërinë.”

Mbi një dekadë më parë, Zhang e cila po ndiqte studimet në Angli e dëgjoi për herë të e parë emrin e këtij vendi, pra Shqipërisë, në “China Town”, në Londër. Emigrantët kinezë atje i folën për shumë filma shqiptarë Zhang Na-së si dhe për miqësinë mes dy popujve Kinë-Shqipëri. Këto mbollën farën e miqësisë në zemrën e Zhang-ut. Ajo tha se kur lexoi librat mbi historinë, e kuptoi që atdheu i saj ka lidhje të thellë me Shqipërinë.

Pas diplomimit, ajo u kthye në Kinë dhe mori pjesë aktive në shkëmbimet midis Kinës dhe vendeve të ndryshme, sidomos pas misionit të saj në Shoqatën e Studiuesve të Kthyer Perëndimor. Falë kësaj, ajo pati rast të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë diplomate jozyrtare. Pas shpërthimit të pandemisë, Zhang Na mësoi se edhe Shqipëria u godit ashpër, prandaj Zhang-u kishte një zë të brendshëm se duhet ta ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo dëshiron të trashëgojë me vepra konkrete miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë dhe të dy popujve.

Me këtë pasion, Zhang nisi procesin e dhurimit.

Zhang Na tha:“Kjo është hera e parë për mua që bëj një dhurim, hera e parë që bëj një dhurim ndërkombëtar si dhe hera e parë që përfaqësoj atdheun tim duke hyrë në ambasadën e një vendi tjetër.”

Me herët e saj të para, procesi i dhurimit të Zhang Na-së u përball me shumë sfida. Nga lidhja midis kompanive dhe ambasadës deri në përkthimin e manualit të produktit, nga rishikimi i standardit të import-eksportit deri në kontrollin e cilësisë së materialeve të dhurimit...... Për të arritur sukses, Zhang bëri shumë punë dhe u ndihmua edhe nga miqtë e saj. Falë pasionit të saj, shumë sipërmarrës kinezë u shprehën të gatshëm me shumë kënaqësi për të dhënë kontribut në luftën kundër pandemisë.

Zhang Na tha:“Një pjesë e sipërmarrësve kanë një ndjenjë krenarie dhe e bëjnë me shumë kënaqësi ofrimin, ata kanë rastin të përfaqësojnë vendin e produkteve ndihmëse ndaj vendeve të tjera.”

Nëpërmjet përpjekjeve të palëve të ndryshme, më 17 nëntor të vitit 2020, Zhang Na dhe miqtë e saj shkuan në ambasadën e Shqipërisë në Kinë dhe dhuruan materiale kundër epidemisë, duke përfshirë maska mbrojtëse, veshje mbrojtëse etj. Zhang Na dhe miqtë e saj ndiejnë krenari, sepse zbatojnë misionin e diplomatëve jozyrtarë. Ata dëshirojnë që nëpërmjet dhurimit, populli shqiptar të mund të ndiej miqësinë e popullit kinez, njëkohësisht të shfaqet cilësia e lartë e produkteve kineze dhe fryma e banorëve kinezëve që kujdesen ndaj të gjithë botës në epokën e re.

Zhang Na tha:“Si përfaqësues të sipërmarrësve kinezë, ata shfaqen një frymë që ‘le të shohim çfarë po bëjnë kinezët dhe sipërmarrësit kinezë në epokën e re? Ata po zhvillojnë frymën humanitare që është një nga virtytet tradicionale kineze. Nga ana tjetër do të shfaqet cilësia e lartë e produkteve kineze.”

Pas dhurimit, ambasadori shqiptar në Kinë, z.Selim Belortaja u dërgoi Zhang Na-së dhe miqve të saj një letër falenderimi, përmes së cilës përcolli falenderimin e palës shqiptare për miqtë kinezë dhe vlerësoi kontributin e dhënë prej tyre në forcimin e miqësisë mes dy popujve. Pasi e mori këtë letër, Zhang Na u emocionua shumë.

Zhang Na tha:“Si një studente e kthyer në atdhe, mendoj se ky është një pohim për mua edhe për studentët e tjerë kinezë. Puna jonë u pohua. Mendoj se kjo është arritje.”

Zhang Na tha se me këtë mision dhe krenari, ajo do të vazhdojë të luajë rolin e diplomates jozyrtare dhe do të japë kontribut për bashkimin e botës./Cri