Ndrangheta/ Reagon Ambasadori italian: Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë punën e tyre, në mënyrë të pavarur

Ambasadori Italian në Tiranë, Fabricio Bucci ka reaguar në rrjetet sociale për dosjen e përgjimeve të antimafias Italiane, ku përfshihet dhe Shqipëria.

Ambasadori italian shprehet se polemikat nuk shërbejnë për verifikimin e së vërtetës.

Italia është është dhe do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. . U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.  Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”,- shkruan ambasadori Italian në Tiranë në një postim në Twitter.