Netayahu: Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore

Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netayahu në përgjigje të njoftimit të Teheranit se ka rritur pasurimin e uraniumit me 20%.

“Vendimi i Iranit për të vazhduar shkeljen e angazhimeve të tij, për të rritur nivelin e pasurimit dhe përparimin e kapacitetit industrial për pasurimin e uraniumit nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë tjetër përveç se me realizimin e mëtejshëm të qëllimit të tij për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Irani filloi sot pasurimin e uraniumit deri në 20%, përtej kufirit prej 3,67 % të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ky proces është në përputhje me një ligj të ri bërthamor të miratuar së fundmi nga parlamenti.

Ligji i ri lejon një prodhim vjetor prej 120 kilogramësh në nivelin 20 %. Ai gjithashtu lejon që agjencia atomike e vendit të prodhojë 500 kilogram uranium më pak të pasuruar në muaj