Pak orë para inaugurimit, Biden merr “mesazhin” e fortë nga Teherani: Topi, në anën e SHBA-së

Pak orë para inaugurimit, Presidenti i Iranit Hassan Rouhani i ka bërë thirrje Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të heqë sanksionet e vendosura ndaj Teheranit nga administrata e Donald Trump.

Duke folur në një takim me kabinetin të Mërkurën, që u transmetua dhe në media, Rouhani tha se topi ishte “në gjykatën e SHBA tani”.

“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit”, ka thënë Rohani, duke shtuar në lidhje me Trump se “epoka e një tirani mori fund dhe sot është dita e fundit e mbretërimit të tij ogurzi”, shkruan CNN.

“Karriera politike e presidentit Trump ka përfunduar sot dhe politika e tij me ‘presion maksimal’ ndaj Iranit ka dështuar plotësisht”, ka shtuar mes tjerash Rohani.

Tensionet midis dy vendeve u acaruan gjatë kohës që Trump ishte në detyrë, e dukej se gati po arrinin pikën kulmore pasi SH.B.A. vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani janarin e vitit të kaluar.