Përgjimet e Ndragheta-s/ Balla: Eurodeputeti, mik i vjetër i Bashës

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla u ndal të fliste për përgjimet e anti-mafias italiane. Balla hodhi akuza në drejtim të opozitës duke deklaruar se ata që janë përmendur në përgjime janë në Presidencë dhe në opozitë.

“Mund tju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj ceshtje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, deklaroi Balla.