Përmbytjet/ Kryeministri Rama del në terren: Kaluam një prove të madhe

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Çerven të Fierit në krah të kryebashkiakut Armando Subashi, nga ku deklaroi se situata është e përmirësuar “në një zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati”.

Problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë faktikisht sot duket që ka funksionuar gjithë sistemi i kanalizimeve sepse uji është tërhequr. Sepse është si puna e lavamanit. Kur i fut super presion ai mbushet. Sfida është se lumi i egër të bën hatanë. Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull. Tani nëqoftëse ndodh një Apokaliops edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, tha kryeministri Rama.

Rama theksoi se 3 vite më parë ky fshat dhe Darzeza do ishin përmbytur në këtë situatë. Gjatë takimit dhe me banorët e fshatit, Rama nuk i kurseu batutat, duke u shprehur se; “E mbaj mend para 3 vitesh këtu, ti ishe në kat të dytë. Rrije në kat të dytë dhe shikojë oqeanin.”.

Mes të tjerash Rama tha se situata është problematike në Obot të Shkodrës.

Kjo është gjendje normale në këtë llahtar shiu. Me ato reshje që ishin këto dy ditë, do kishim Darzezën e 3 viteve më parë. Tani ne nuk kemi asnjë banesë të prekur. Kjo është A-ja. Me këtë situatë shkonin dhe mbyteshin të gjitha shtëpitë në Darzezë. Këtu ishin të gjitha ‘pishina’. Këtu vite më parë ishte gjithçka në ujë. Ata që ishin këtu hypnin në kat të 2. Këtu ku ecim ne, lundronin varkat. Shpëtuam se punuam. Shpëtuam se bëmë këtë punë. E mbaj mend para 3 vitesh këtu, ti ishe në kat të dytë. Rrije në kat të dytë dhe shikojë oqeanin. Për 25 vite këtu nuk u bë gjë nga shteti. Ça ndërtonit ditën, vinte Vjosa natën dhe thoshte; hajde bëje nga e para. Ka ende punë, por pikat kritike janë kapur. Sot problemin e kemi në Obot lart, ku është shumë në nivelin e mundshëm për të përballuar çdo fryrje të liqenit. Në pjesën e tjera, problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë, sot duket se ka punuar sistemi i kanalizimeve. Nëse bëhet ndonjë apokalips, edhe ndodh. Por kjo ishte një provë e madhe.”, tha Rama.