Rama kritikoi Francën për vaksinat, përgjigjet ashpër Ambasada: Jemi donator më i madh i Shqipërisë, e papërshtatshme të sulmosh një vend mik

Ambasada e Francës në Shqipëri i ka dërguar një letër Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme por dhe institucioneve më  të rëndësishme në vend  ku reagon ndaj një kritike që kryeministri, Edi Rama ka bërë ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ndaj Francës, se nuk po ndihmon vendet Evropiane jashtë BE-së për sigurimin vaksinës kundër COVID-19.

Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

Ndër të tjera mohon se Franca ka stok vaksinash, teksa lajmin e Ramës e ka konsideruar të pavërtetë teksa shkruan se është e papërshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë një vend mik dhe aleat.

"Kjo mbasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Shqipërisë me më shumë se 100 milion euro në sektore të ndryshem. Ndërsa Franca do të arrije qëllimin e saj për një milion njerez të vaksinuar në fund të janarit. Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t'i përdorte, në vend që t'i ndajë me të tjerët. Përvec natyrës të pavërtete të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme tq sulmosh në këtë mënyre nominative një vend mik dhe aleat," thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës.

cxvxcnvbbcb.jpg