Rama viziton zemrën e industrisë ushtarake turke

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Ankara, Turqi, vizitoi sot industrinë ushtarake turke.

Gjatë vizitës Kryeministri Rama u njoh me mjetet e të gjitha llojeve të zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente.

“Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse”, shprehet Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama prej dy ditësh ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gjatë ditës së sotme Rama u prit në takim në Ankara, nga zv.presidenti Fuat Oktay, në Presidencën e Industrive të Mbrojtjes.