Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht/ Gjykata Speciale lë në burg ish-anëtarët e UÇK-së

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykatësi i procedurës paraprake i cilësoi si të pamjaftueshme argumentat e avokatëve për ish-krerët e UÇK.

Prej nëntorit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli apo dhe të tjerë janë në paraburgim të Hagës të akuzuar për një sërë akuzash, kryesisht për krime lufte gjatë gjenocidit në Kosovë dhe më pas.

Gjyqi i tyre mund të vijojë dhe për vite.

foto galeri