Shpopullimi/ Rama i përgjigjet Metës: Shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë politikës LSI-në

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me deklaratat që ky i fundit bëri për largimin e shqiptarëve. Kreu i qeverisë e quajti një propogandë të shëmtuar.

Kryeministri Rama në Twitter:

Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!