“Shqipëria nuk futet dot në thes”/ Rikthehen replikat Meta-Rama

Replikat e ashpra mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama janë rikthyer sërish sot pas nje publikimi qe Presidenti Meta  ka bere ne rrjetin social duke thene thënë se Shqipëria nuk mund të futet në një thes nga një çetë banditësh dhe se zgjedhjet e 25 prillit vendi do jetë në dorë të shqiptarëve.

Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”, shkruante Meta.

Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, ndaj mos përdorë Presidencën për LSI ishte përgjigjia e Ramës, per Meten.

Rama: Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!