Suedia merr kryesinë e OSBE, ministrja e Jashtme Ann Linde falenderon Ramën: Adaptove një lidership të ri ekzekutiv

Një kryesim frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, kështu e ka cilësuar ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, drejtimin një vjeçar të OSBE-së nga Edi Rama dhe misioni shqiptar në Vjenë.

Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), ndërsa kryediplomatja suedeze e falenderon kryeministrin Rama për kryesimin frymëzues të kësaj organizate në rrethana sfiduese.

Linde thotë në mesazhin e saj se Rama mori vendime të rëndësishme dhe tregoi një lidership të ri ekzekutiv gjatë presidencës një vjeçare të OSBE-së.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, thotë ministrja e Jashtme e Suedisë.