"Titaniku malazez"/ Përkujtohet 105-vjetori i tragjedisë së Medovës, në Manastirin e Shën Vladimirit, Elbasan

Me rastin e 105-vjetorit të tragjedisë së Medovës, sot në Manastirin e Shën Vladimirit në Shijon të Elbasanit, u mbajt një përkujtimore nga At Irineja. I pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Malazez në Shqipëri z. Marinko Çullafiq, sekretarja e përgjithshme zj. Ruzhica Rashoviq vdhe anëtarë të kësaj shoqate.

Mbytja e anijes Brindizi në 6 janar 1916 me rreth 400 viktima emigrantë malazezë që vinin nga kontinenti Amerikan në afërsi të portit të Shëngjinit është një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e popullit malazez dhe njihet ndryshe edhe si "Titaniku malazez".

Kryetari i shoqatës ZCGA, z. Culafic, i  pyetur nga portali Feral.bar, theksoi edhe një herë rëndësinë e kësaj date dhe se ishin programuar nje sërë aktivitetesh në përkujtim të kësaj ngjarjeje ne portin e Shëngjinit, në Tiranë dhe Elbasan. Por për shkak të situatës së vështirë që po kalojmë nga Covid 19, programi u anulua.

Sakrifica e atyre emigranteve malazeze qe lanë familjet dhe çdo gjë tjetër në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për t'iu përgjigjur thirjes së atdheut të tyre ështe një shembull frymëzimi për të gjithë ata që e duan pa kushte Malin e Zi!

 

©  Argumentum.