TRUMP - tmerr dhe turp; Sanduiç diplomatik, Përralla e ndërmjetësimit dhe 3 kundravajtje diplomatike në "Realpolitik"

 Realpolitik “ flash” Nr. 24     

 2 - 18 JANAR 2021

 EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, vetëm me 1.000 fjalë mbi 4 Kryengjarje nga diplomati dhe analisti i njohur: Dr. Jorgji KOTE 

 

  1. Trump - tmerr dhe Turp! Kështu ishte Presidenti i 45 i SHBA-ve! E njollosi demokracinë model me tradita 240 vjeçare, imazhin dhe besueshmërinë  e saj ndërkombëtare. Për herë të parë nga viti 1792 prishi traditën e kalimit miqësor të presidencës; sfumoi inaugurimin e   Joe Biden me sulmet mbi Capitol Hill, me armatosjen e Washingtonit “ deri në dhëmbë” më 20 Janar, etj. Trump nuk është “ aksident demokratik” por dukuri tipike e neo-populizmit, ekstremizmit të djathtë, racizmit,  përçarjes dhe autoritarizmit që kërkon të  “ shtrohet këmbëkryq” në tempullin e demokracisë botërore. Pyetja “ What happened” kërkon analiza, programe e shpjegime pambarim; ndërsa nga Presidenca e 46 kërkohet   “ qilizëm” që SHBA të mbeten në krye të demokracive dhe lidershipit botëror. Sa për Trump “ Never, never again”!

Capitol Hill protest: Trump blocked from Twitter and Facebook, oda tins wey happun afta Donald Trump supporters storm Congress to protest US election result - BBC News Pidgin

  1. “Sanduiç” diplomatik: Kështu jemi realisht përballë Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë përfshirë prej kohësh në “ tërheqje litari” politik. Pritja e Kryeministrit Rama me salltanete në Ankara dhe në rezidencën e Mitsotakis nuk e fsheh dot këtë realitet. Pa përmendur avantazhet dhe arritjet e njohura, Turqia me neo-otomanizmin synon të  zgjerohet më tej, sidomos në Ballkan ku ka pozita të privilegjuara; përballë Greqisë që është shprehur publikisht se kërkon të frenojë këto prirje, duke mbrojtur vendet me një popullsi me shumicë myslimane! Ankaraja premton investime dhe ndihma, por na kërkon dorëzimin e gylenistëve, si shembull për të tjerët;  kurse me Athinën kemi një vandak dosjesh përvëluese -  ligji i luftës, pakicat, pronat, të mos themi pastaj çështjen çame. Mirëpo, ajo ka çelësat e Brukselit në dorë, sidomos për çeljen e negociatave, që të mos shtyhen në kalendat greke. Konflikt i ashpër greko-turk në Mesdhe për Detin dhe hidrokaburet; janë kundërshtarë në Lindjen e Mesme dhe me aleatë të  NATO-s.

Konflikti Greqi-Turqi, a preket edhe Shqipëria - Periskopi

Ndërkohë që Ankaraja nuk e do çështjen e Detit Jon në Hagë; ndaj pritet të luhen të gjitha gurët që Haga të shtyhet sa më shumë, madje  “ me procedura” mundësisht të anullohet fare nga Tirana. Kurse Athina kërkon të kundërtën, ngut dhe vrap për në Hagë, që të kapë ose kompensojë çka humbi më 2009, sipas parimit “ hekurin rrihe sa është i nxehtë” Në këmbim,  siç u pa dhe në dy vizitat e Ramës  ato ofrojnë dhe “ baste” e bonuse zgjedhore.

Ndaj, që të mos shtypemi si sanduiç mes tyre dhe për të shmangur reagimet negative në vend, Rama po mbahet me shumë kujdes në telin e hollë të ekuilibrit, kur as 100 ditë nuk na ndajnë nga 25 Prilli.

  1. Përralla e ndërmjetësimit: Pikërisht për t’u kyçur gjuhën “ gjojëve të liga” lidhur me “ patatet e nxehta” me këto dy shtete brenda vendit, për të qetësuar Brukselin, për të lënë në hije Hagën, Negociatat, Mini-Schengenin dhe telashet e tjera, u sajua roli ndërmjetësues midis Athinës dhe Ankarasë.  Le ta themi “copë” se ky ndërmjetësim është “përrallë me mbret”; përballë tyre  janë dorëzuar fuqi dhe shtetarë të shquar. Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të “ pajtuar dy lidera ose vende të allnuara”  që nuk kanë salla e vende ku të mblidhen, veç Tiranës!. Jo, “në lojë” janë probleme, kriza dhe interesa gjeo-strategjike të dy aktorëve/faktorëve me peshë; me të cilët, përveçse shumë të vegjël, në 30 vitet e fundit kemi qenë dhe mbetemi lipsarë klasi! Me mungesë të madhe besueshmërie; jo vetëm se jemi “ alif matrak” në ndërmjetësime, por  kryesisht se kemi lëmsh konakun tonë! Ja, psh, në 7 vitet e fundit, megjithë pompën dhe bujën, asgjë të qenësishme nuk kemi “qullosur” as me Beogradin; ndërsa Mini - Shengenin e kthyem në “ mollë sherri dhe mes vedi”

Kryesorja, kemi 15 vjet që jemi në “ konflikt interesi” për Detin me Greqinë, çka ka ndikim dhe te Turqia. Kësisoj, një Kryeministër ndëmjetësues mund të kompromentonte interesat tona të brendshme, me perceptime negative publike për lëshime në kurrizin tonë për hir të suksesit diplomatik ndërmjetësues.

rama-erdogan-mitsotakis - Tirana Today

Po, mund të ndërmjetësonim me miratim nga OKB, BE, OSBE apo Këshilli i Europës, çka duket e pamundur për shkaqet e lartpërmendura. E pamë se ndërmjetësuesit janë  ish - ministra të jashtëm dhe Kryeministra të vendeve të mëdha - Carter, Bildt, Holbrook, Kisinger, Ahtisaari; ky i fundit vërtet nga një vend i vogël, por Helsinki njihet si “ kryeqyteti  botëror” i  negociatave më të mëdha planetare. Por Ahtisaari ka qenë zv.Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Kryediplomat karriere. Ka patur e ka ndërmjetësues dhe ndonjë tjetër nga vende të vogla, por ama janë prej kohësh antare të BE-së, e jo si ne që ende po trokasim për negociatat! Madje, ne nuk ndërmjetësojmë dot as midis Sofjes dhe  Shkupit, se veç të tjerash, kemi ”konflikti interesi” me çeljen e negociatave!

Përfundimisht, po, mund të jemi si korrier  diplomatik,  të japim e marrim me demarshe ca thotë njeri e tjetri, apo dhe “ mashë” për të nxjerrë nga “mangalli” diplomatik ndonjë gështenjë, siç bëhet rëndom kudo. Por, aq! Ndaj bën mirë Rama që nuk e pohon këtë rol, edhe pse nuk e përgënjeshtron atë. Sepse ky ndërmjetësim edhe pse imagjinar  tingëllon muzikë në veshët e tij.

  1. 3 kundravajtje diplomatike bëri Kryeministri Rama javët e fundit me akuza pa etikë dhe me gjuhë të drunjtë ndaj Rusisë, BE-së dhe Francës. Oferta ruse e vaksinës “Sputnik” le të refuzohej, veçse me finesë, me një “Jo” diplomatike; siç reagoi Ambasada ruse, me mirësjellje dhe keqardhje për palën tonë.  Apo si leksioni praktik për  “ABC”-në e komunikimit diplomatik  që dhanë me bisedën telefonike më 6 Janar Putin dhe Merkel; kjo e fundit me etikën  karakteristike pranoi në parim ofertën ruse dhe bashkëpunimin dypalësh për prodhimin / shpërndarjen e vaksinës.  Pas sulmeve të Ramës ndaj Francës për vaksinat, përgjigjet ashpër Ambasada: S'mund të sulmosh një vend mik | Zgjohu Shqiptar   Fatkeqësisht,  jo vetëm nuk u vu mend nga këto raste, por ditët e fundit Kryeministri Rama  fshikulloi dhe më ashpër publikisht BE-në dhe Francën, ndonëse nuk na kanë asnjë borxh. Gjithsesi, sado të drejtë të kemi dhe sado difekte të ketë BE-ja dhe vendet e saj, këto çështje trajtohen nëpërmjet kanaleve tona   të shumta diplomatike në Tiranë, Paris, Bruksel e gjetkë; por kursesi duke i kthyer ato në “gurgule” publike dhe të përsëritura! Ca më pak kur pretendojmë të zemë vendin e parë si  lypsarë!  /argumentum.al     ©  Argumentum