Turqi, mbërrin avioni me 6.5 milionë doza të të vaksinave kundër COVID-19 nga Kina

Në aeroportin e Stambollin me avionin e Turkish Airlines (THY) të linjës Pekin-Stamboll ka mbërritur pjesa e dytë e vaksinave të porositura nga Kina kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Vaksinat kundër COVID-19 mbërritën në aeroportin e Stambollin në orën 06:15 sipas kohës lokale me avionin "Boeing 777" me nr. udhëtimi "TK 6175" të kompanisë ajrore Turkish Airlines.

Kontejnerët me vaksina, pas zbritjes në Stamboll me avionin i cili u nis në orët e natës nga aeroporti i Pekinit në Kinë, filluan të transportohen nëpër depo pas shkarkimit nga avioni dhe procesit doganor.

Bëhet e ditur se me avionin kanë ardhur 6.5 milionë doza të vaksinës që përbën pjesën e parë të dërgesës të 2-të prej 10 milionë dozave joaktive./ Anadolu Agency