Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut.

Vendimi i Twitter vjen një ditë pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e përcaktoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si "gjenocid".

"Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit", tha një zëdhënës i Twitterit. "Ne ndalojmë çnjerëzimin e një grupi bazuar në fenë, etninë, moshën, aftësinë e kufizuar, sëmundjen e rëndë ose origjinën", tha zëdhënësi.

Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një cicërimë në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më "makina për të bërë fëmijë", duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Twitter fsheh postimet që përbëjnë shkelje të politikave të tij.