Vaksina/ Kryeministri Rama: Presin rreth 2.2 mln shqiptarë! Synojmë të përfundojmë vaksinimin për 14 muaj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur vaksinës Pfizer të ardhur në Shqipëri.

Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.

Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.

“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin.”   ka thënë Rama.  

Kryeministri i vendi shprehet se vendi jonë ka kontraktuar 1 milion e 140 mijë vaksina të Covax. Më tej kryeministri shtoi se është garantuar një kontratë me Pfizer që do të çohet në Parlament. 10780 doza do të vijnë në janar dhe 30 mijë të tjera në muajin shkurt.

Ne kemi kapacitet për të vaksinuar deri në një numër që patjetër është i mjaftueshëm për të arritur 14 muajshin e mbylljes së ciklit të vaksinimit, por kjo varet sa të aftë do jemi në që ta kryejmë në kohë reale. Ne e kemi filluar në 11 janar vaksinimin dhe këtu bëhet ende propagandë”, tha Rama.

Janë tre skenarë që do të nisin për vaksinimin që nisin nga 6 muaj deri në 14 muaj. Vaksinat që kanë ardhur janë një pjesë vaksinave që do të vijnë në mënyrë jo transparente. Çdo flakon i vaksinës ka një kod dhe një rrugë, që është si “ari” në këto kohë, tha Kryeministri më tej.

Deri në fund të shkurtit sa shqiptarë do vaksinohen?

Kryeministri Rama: Mos më ndërprit sepse është për të ardhur keq dëshira, pasioni i vazhdueshëm për ta nxjerrë me çdo kusht Shqipërinë me keq se të tjerët edhe kur Shqipëria nuk ka pse. Maqedonia nuk ka filluar për fat të keq dhe nuk është faji Maqedonisë, Bullgaria nuk ja ka dhënë akoma sepse do ti kishin përdorur. Është fatkeqësi e madhe. Nuk jemi për të folur për politikë, por për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si mund të jetë propagandë kur vaksinohen ato atje në Infektiv ditë natë. Ne nuk jemi Gjermania, Franca, as Anglia jemi Shqipëria, ne nuk kemi gjithçka në dispozion, sot këtu, të gjitha dozat të cilat na duhen për të vaksinuar të gjithë popullsinë. Ti duhet të thuash sa kapacitete keni ju për të vaksinuar.

Sot që flasim ne kemi të kontraktuar 10780 doza do të vijnë në janar dhe 30 mijë të tjera në muajin shkurt nga Pfizer. Serbia ka 40 mijë të kontraktuara. Ne kemi kapacitet për të vaksinuar deri në një numër që patjetër është i mjaftueshëm për të arritur 14 muajshin e mbylljes së ciklit të vaksinimit, por kjo varet sa të aftë do jemi në që ta kryejmë në kohë reale. Ne e kemi filluar në 11 janar dhe këtu bëhet ende propagandë.

Nëse ne do të flasim për Covax kemi kontraktuar 1 milion e 140 mijë. Kur të hapet Covax do marrin të gjithë, pse e keni këtë që doni ta fusni Shqipërinë në një pozicion që ata që ju ndjekin të thonë “obobo sa keq”, ndërkohë që këtu ka ardhur edhe atje s’ka shkuar akoma./Top Channel