Vaksinat/ Rama: BE nuk pa përtej kufijve të vetëvetes,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me kritikat për BE duke folur në Kuvend ditën kur miratohet marrëveshja në Kuvend e qeverisë shqiptarë me Pfizer.

Rama thotë se BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale.

Madje ai kujton se në vendet e rajonit që nuk janë pjesë e BE< vetëm Shqipëria e Sebria kanë filluar vaksinimin, asnjë tjetër. ”Në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit, përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijtë të vetvetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër s’ka filluar me vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit, ashtu si vendet e tjera prej kohësh kanë parapaguar për akses në vaksinë përmes COVAX, një platformë e ndërtuar pikërisht për t’iu dhënë për të aksesuar pavarësisht statusit në aspektin ndërkombnëtar. COVAX ende nuk ësthë hapur. Akoma nuk ka filluar furnizimi. Flitet se do nisë së shpejti.”- tha Rama