Varianti i ri i virusit Covid-19 mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka deklaruar sot për mediat se varianti i ri që është zbuluar nuk është identik me atë në Britaninë e Madhe. Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dhe Zvicër.

Më tej ai thekson se që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera. “Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.

Variantet e reja të koronavirusit nuk vlerësohen si më të të rëndë në simptoma për shëndetin e qytetarëve, por kanë aftësi përhapje më të madhe.