Vendimi/ Albin Kurti nuk lejohet të kandidoje në zgjedhjet e 14 shkurtit

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë panel, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Ndaj këtij vendimi, Vetëvendosje mund të ankohet në Gjykatën Supreme.