Video-mesazh/ Basha: Koha për ndryshim. Rama duhet të largohet!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video të qytetarëve që ankohen për qeverisjen e vendit.

Përkrah videos, Basha shkruan se ka ardhur koha që Rama të largohet nga pushteti pasi ka 8 vite që po sjell vetëm dështim. ”Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”,- shkruan kreu i PD-së, Luzlim Basha.