Kryeministri shqiptar Edi Rama, vizitoi sot Athinën, ku pati disa takime informale me Ministrin e jashtëm Dendias dhe Kryeministrin Mitsotakis .
"Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tone", ishte ky shenimi i Kryeministrit Rama ne twiter sapo kishte shkelur token helene.
Pas vizitës dy ditore në Ankara, kryeministi Edi Rama sot ndali në Athinë, por pa delegacionin që e shoqëroi në Turqi. Shefi i qeverisë është takuar për më shumë se një orë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.
Pas këtij takimi nuk kishte deklarata nga asnjëra palë se çfarë u diskutua mirëpo në rrjet qarkulluan disa foto dhe video nga momenti kur Rama shkon në rezidencë.
Sipas burimeve diplomatike greke, në këtë takim është shqyrtuar e gjithë axhenda e marrëdhënieve dypalëshe, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ka bërë një postim në rrjetet social, teksa shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon, ishin në fokus të takimit.
“U takove me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon në fokus të bisedës.”
Po ashtu ditën e sotme në Greqi, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve do të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.
FM @NikosDendias meets w/ #Albania PM @ediramaal at @GreeceMFA -bilateral relations, Albania's #EU perspective & recent regional dvpts in focus pic.twitter.com/qUghulhA4X
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) January 8, 2021
Ndërkohë Kryeministri Rama e ka mbyllur këtë vizitë tejet i kënaqur sipas dhe shënimit të tij në twiter. ”Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike🇦🇱🤝🇬🇷 pic.twitter.com/QzGx074KrQ
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2021
© Argumentum