Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Znj. Xhaçka e cila ka marrë detyrën më 5 janar, thotë se ka biseduar me diplomaten amerikane për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Gjithmonë kënaqësi të shoh ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Një takim konstruktiv se si të thellojmë bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA është gur themel për politikën tonë të jashtme. E lumtur që marr garanci për vijimin dhe zgjerimin e mbështetjes”, shkruan kryediplomatja e Shqipërisë.
Always a pleasure seeing @USAmbAlbania, Yuri Kim. Constructive meeting on how to deepen the strategic partnership btw 🇦🇱🤝🇺🇸. #Albania’s partnership with #US is a bedrock of our foreign policy. Pleased to receive assurances of continued and expanded support. pic.twitter.com/NOrH8nrgrz
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 11, 2021