Dendias shkruan se diskutimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.
“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Twitter”.
In communication with recently appointed #Albania FM @xhacka_olta, I underlined our willingness to further strengthen 🇬🇷🇦🇱 relations & enhance cooperation to address common challenges.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) December 31, 2020
Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.