Zhvillimi i e-commerce në Shqipëri – Raporti i BB, ka potencial kyç rritje, por ende “primitiv”. Gjeneron sa 0.75% e PBB

Banka Botërore ka publikuar së fundmi një raport të zgjeruar mbi zhvillimin e e-commerce, tregtisë në rrjet, në Shqipëri, ku veç indikatorëve që ilustrojnë ecurinë parashtron edhe potencialin që ofron. “E-commerce është një mundësi kyçe rritje për Shqipëri?-nënvizon qysh në krye të herës Banka Botërorë në raport. “E-commerce është bërë me shpejtësi një pjesë integrale e ekonomisë globale. Shitësit mund të përfitojnë nga reklamat në internet, tregtia 24 orë si dhe transaksionet në distancë për të mbërritur te shitësit.

Blerësit ndërkohë përfitojnë nga një gamë më e gjerë zgjedhjesh, nga prakticiteti, por edhe nga konkurrenca më e madhe e tregut”-thuhet në raport. “Kjo lloj tregtie mund të eliminojë barrierën fizike mes blerësve dhe shitësve, në një ekonomi të vogël si ajo shqiptare, me tregje më të mëdha në Europë, duke ndërlidhur njëkohësisht edhe qendrat e mëdha rurale në Shqipëri, me ato urbane”-vijon raporti. Të dhënat më të fundit tregojnë se, më pak se 40% e shqiptarëve e përdorin tregtinë online, duke na vendosur në pozita të favorshme në rajon, ndërkohë që në vendet e zhvilluara kjo normë i afrohet 80%. Për vitin 2020, parashikohet që rritja e këtij sektori në vendin tonë të ketë qenë pranë 34%, thotë Banka Botërore.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se, e-commerce në vendin tonë, për 2019-ën përfaqëson rreth 0.75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në nivel të ardhurash, çka na vendos në vend të fundit në rajon. Raporti vjen edhe si një formë ankete për konsumatorët po edhe për firmat, nga ku rezulton se, sjellja e konsumatorit në Shqipëri është ndryshe nga ajo e rajonit. Shqiptarët përdorin rrjetet sociale si burimin kryesor të e-commerce, ndërkohë që rajoni përdor faqet online të kompanisë. Edhe sa i përket pagesave, ka ndryshim, pasi vendet e rajonit preferojnë pagesat me kartë si mjetin kryesor për transaksionet, ndërsa shqiptarët, pagesat cash në dorëzim.

Roel Korkuti / SCAN