Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për dalje në zgjedhje

Ambasada amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të luajnë rolin e tyre për të ardhmen e Kososvës.

"Mos lejoni që pandemia t'ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëni atë në mënyrë të sigurt - mbani distancën, vishni një maskë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve lokale".