Ambasadori i Rumanisë, Octavian Serban i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

residenti Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Serban suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.

Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë.

Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kreu i Shteti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Europian.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, – theksoi Presidenti Meta.