Ambasadorja Kim takohet me Lulzim Bashën: SHBA kërkojnë kandidatë të pastër nga të gjitha partitë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale shkruan se me Bashën diskutoi për programin e PD-së dhe aleatëve të saj, si dhe për rëndësinë e mosfutjes në lista të personave me precedent penal.

Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. Dëgjova programin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane.