Arratiset ish shefi i DSK-së, MPB kërkon fletarrest ndërkombëtarë për Sasho Mijallkovin

Kërkesa për paraburgim të ish shefit të DSK-së dhe të akuzuarit të parë në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov është parashtruar nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Alrami që ai mund të arratiset është dhënë nga Byroja për Siguri Publike, ndërsa gjykata ka shqiptuar masa për sigurim të pranisë. Kurse policia nuk e ka gjetur Mijallkovin në asnjë adresë për t`ia dorëzuar vendimin.

“Pasi është përcaktuar se për kërkesën është përgjegjës Këshilli Penal pranë Departamentit për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionin, dhe duke pasur parasysh urgjencën e procedurës, edhe pse gjykata ligjërisht kishte 24 orë për të vendosur duke pasur parasysh që propozimi ishte dorëzuar në fundjavë, Këshilli, në korrelacion me dokumentacionin në lidhje me dyshimet për arratisje të parashtruara nga Prokuroria përmes një raporti të paraqitur në Byronë për Siguri Publike, menjëherë ka nisur veprimin dhe është miratuar vendimi që urdhëron arrest shtëpie me mbikëqyrje 24 orë dhe video mbikëqyrje për të akuzuarin, ndërsa në orën 18:30 vendimi është përcjellë në Ministrinë e Brendshme, si institucion kompetent për veprime të mëtejshme”, thonë nga Gjykata Penale.

Ministria e Punëve të Brendshme do të kërkojë flatarrest ndërkombëtarë për Sasho Mijallkovin, transmeton Alsat.

Gjykata urdhëroi arrest shtëpiak për Sasho Mijallkovin. Ne jemi duke marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Është parashtruar arrest nacional. Për shkak se masat e marra deri më tani nuk kanë rezultuar me gjetjen e tij, do të informojmë gjykatën dhe do të kërkojmë që të lëshohet një urdhër arrest ndërkombëtarë” informojnë nga Ministria e Brendshme.

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, është i padisponueshëm që nga dita e djeshme, ndërsa policia nuk arriti të dorëzojë vendimin e arrestit shtëpiak, që ishte miratuar nga Gjykata Penale, me kërkesë të prokurorisë. Ndryshe, “zhdukja” e Mijallkovit vjen disa ditë para vendimit përfundimtar për rastin “Target-Fortesa”