Dekriminalizimi/ Ambasadorja Kim flet me emra, rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një thirrje të fundit drejtuar partive politike në Shqipëri për të mos kandiduar emra që bien ndesh me dekriminalizimin, ka përmendur emrin e një deputeti aktual.

Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, i cili më parë ka qenë deputet i Partisë Socialiste për tri mandate.

Ambasadorja Kim e ka shoqëruar apelin e saj me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që në prill 2018 e shpalli Doshin, person të padëshiruar në SHBA duke i ndaluar hyrjen në territorin e saj.

“Në një kohë kur autoritet shqiptare po përgatiten për zgjedhjet, është me rëndësi të ri sjellë në vëmendje këtë shënim që është bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas kontrollit me kujdes të informacionit. Sigurisht që votuesit shqiptarë, meritojnë më mirë se sa kaq”, shprehet ambasadorja Kim.