Deputeti gjerman: Liberalizimi i vizave për kosovarët duhet tani, kredibiliteti i BE është në rrezik!

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer duke iu bashkuar urimeve për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, i bëri thirrje Bashkimit Europan që të liberalizohen vizat për këtë shtet.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Beyer thekson se BE me këtë qëndrim është duke humbur besueshmëri.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka vonuar shumë – kredibiliteti i BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer.