Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak informon shtetet e BE për për vitin e parë të punës dhe planet...

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, informoi përfaqësuesit e vendeve anëtare për vitin e parë të punës së tij. Kjo është bërë e ditur nga vetë diplomati sllovak përmes një statusi në Twitter.

“Sot, informova ambasadorët e Bashkimit Europian dhe delegatët e rajonit të Ballkanit Perëndimor për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim”, shkruan Lajçak. Më tej, shton se është inkurajuar shumë nga mbështetja e fortë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Megjithatë, i emëruari i posaçëm nuk i zgjeroi më tej se cilat ishin planet e tij për dialogun, teksa pritet dhe arritja e një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse që sheshon të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.