Firmoset në Romë protokolli i ri i vëzhgim ajror të territorit shqiptar nga Guardia di Finanza italiane

Firmoset sot në Romë protokolli i ri i vëzhgim ajror të territorit shqiptar nga Guardia di Finanza Italiane. Firmosja u bë në një takim në Rome mes drejtuesve të lartë të Policisë italiane e të Policisë Shqiptare.

Protokolli i ri për vëzhgimin ajror nga Guardia di Finanza ka qëllim evidentimin e plantacioneve të mbjella me kanabis në territorin shqiptar si dhe për mbikëqyrjen e zonës detare që lidh dy vendet në luftë kundër trafiqeve ilegale.

Sot ishte takimi i parë i tryezës së përhershme midis Shefit të Policisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Prefektit Franco Gabrielle dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu.

Ky takim vjen pas nënshkrimit, në dhjetorin e kaluar, të një deklarate  të përbashkët  midis Departamentit të Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar, që rifreskoi përmbajtjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Qeverisë Italiane dhe asaj shqiptare së 2007, në luftën kundër krimit.

Mbi bazën e udhëzimeve të përbashkëta strategjike, drejtuesit e lartë të dy forcave policore vendosën të takohen çdo gjashtë muaj për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta tekniko-operacionale në ndjekje të objektivave të sigurisë sipas parimeve të qëndrueshmërisë, racionalitetit dhe efikasitetit, zbatimi i të cilave do të trajtohet nga Pika e vetme italiane e kontaktit e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.

Punimet vazhduan pasditen e sotme, me tryezën tekniko-operacionale të kryesuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Vittorio RIZZI, në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, ku u trajtuan çështje prioritare për bashkëpunimin ndërkombëtar midis dy vendeve, siç janë flukset migrantët, lufta kundër trafikut të drogës, kapja e personave të shpallur në kërkim, si dhe promovuan analiza të përbashkëta dhe aktivitete trajnuese operacionale në favor të policisë shqiptare.

Në takimin e mëngjesit në prani të dy Shefave të Policisë, u nënshkrua një protokoll i ri operativ Departamentit të Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shqiptare, i cili do të zëvendësojë atë të vitit 2012, që synon kryerjen e shërbimeve ajrore të mbikëqyrjes në Territori shqiptar, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza, për identifikimin dhe çrrënjosjen e plantacioneve të kanabisit, si dhe shërbimet e mbikëqyrjes detare për të luftuar trafikimin e paligjshëm nga deti që prek dy vendet, si dhe duke zgjeruar mbikëqyrjen me përdorimin e avionëve specialë dhe sistemeve të ajrore të drejtuar nga distanca.

Të pranishëm në takimin në mëngjes ishin edhe Zëvendës Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj,  Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani.