Foto-Lajm/Aktorë, këngëtarë dhe politikanë! Mbi 20 të moshuar marrin dozat e para të vaksinës

Ka nisur këtë të diel proçesi i vaksinimit kundër COVID-19, i personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Kryeministri Rama tha se sot vaksinohen mbi 20 të moshuar.

Ndër të parët që u vaksinuan ishin Dhimiter dhe Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Aleksander Meksi , Sherif Merdani dhe Pirro Milkani.

Ndërkohë janë vaksinuar edhe të moshuar të tjerë që ju do të shikoni në fotot e mëposhtme;

Vaksinohet Piro Milkani: Optimist se do t’i kthehemi jetës normale. Uroj ta kem këmbën e mbarë…