Historike/ Izraeli firmos njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe nisjen e bashkëpunimit.

"Sot Izraeli bëhet vendi i 117 që e njeh republikën e Kosovës," deklaroi ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.

Në një ceremoni solemne virtuale, znj. Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj hebre, ministri i Jashtëm izraelit Gabriel Ashkenazi hodhën firmën për formalizimin e marrëveshjes së 4 shtatorit, e cila qe arritur në Uashington pas ndërmjetësimit të Presidentit Donald Trump.

Në dokumenti e firmosur theksohet se Kosova dhe Izraeli kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh duke riafirmuar përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Kryediplomatja kosovare tha se me vendosjen e këtyre marrëdhënieve diplomatike Kosova po hynë në një etapë të re.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një koment në Facebook, e cilësoi marrëveshjen historike. Ai theksoi se kjo marrëdhënie e re me Izraelin e forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.