Java e parë e Shkurtit, thyen rekordet në Shqipëri: Mbi 6 mijë infektime dhe 66 viktima

Java e parë e Shkurtit ka shënuar shifrat më të larta të të infektuarve dhe viktimave në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë. Vetëm këtë javë janë shënuar 6085 raste të reja me Covid si dhe 66 viktima.

E mërkura shënoi edhe ditën e parë me mbi 1 mijë të infektuar dhe prej asaj dite të prekurit njohin vetëm rritje. Tirana vijon të kryesojë me numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur nga fieri, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

1 në 4 testime të kryera del pozitiv me Covid-19. Tirana mban gjithashtu edhe numrin më të lartë të viktimave ndërsa nuk kanë munguar edhe humbjet e jetëve të reja.

Rritje kanë shënuar ditë pas dite edhe të shtruarit në 4 spitalet Covid. Nëse në 1 Shkurt numëroheshin vetëm 365 pacientë në spitale, 7 ditë më pas numri i tyre ka shkuar në 431 nga të cilët 25 janë në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Por ndërsa numrit vijojnë të rriten, dhe viktimat po ashtu, qytetarët vijojnë të tregtohen indiferentë për zbatimin e masave.

Parqet, lokalet janë plot me grumbuj njerëzish. Në rrugë maska nuk mbahet. Të rinjtë janë ata që po shkelin masat anti-Covid.