Kryeministri Rama përshëndet fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryeministri Edi Rama përmes reagimit në faqen zyrtare në Twitter,  përshëndeti gjithë forcat politike në Kosovë duke uruar që pas këtyre zgjedhjeve Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social,” – thuhej në postimin e kryeministrit.