Kryeministri Rama: Të rinjtë e rrezikuar nga COVID-19 të ruhen! Presim 360 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca, na mungon vetëm vula

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama u shpreh se në javën e dytë të muajit mars do të përfundojë vaksinimi i bluzave të bardha.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se procesi i vaksinimit anti-COVID te popullsia do të nisë shumë shpejt. "Jemi shumë afër", tha Rama po nuk dha më shumë detaje. Në konferencën me gazetarët, kreu i qeverisë bëri me dije se do të rrisë pagën minimale, si edhe do të dyfishohet ndihma ekonomike përtej pandemisë.

Rama u shpreh se të rinjtë që rrezikohen nga koronavirusi të ruhen më shumë. Ai thotë se tashmë pritet të vijnë 360 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca por pritet vetëm vula e marrëveshjes.

Të rinjtë që po rriskohen të ruhen. Të mos shkelin masat antiCOVID. Ne nuk po bëjmë një proces sipas mendjes tonë. Ne po ndjekim strategji nga vendet e tjera, nga moshat më të mëdha e më poshtë, nga mjekët, mësuesit e policët. Ka pasur një rrëmujë në opinionin publik përsa i përket vaksinimit të personaliteteve. U Vjen nga stresi i sasisë. Ne po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për një sasi prej 360 mijë vaksina AstraZeneca. Me këto do zbresim më poshtë nga 80 vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksinash. Ne do kemi të 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera qoftë, Pfizer apo AstraZeneca. Ajo që na duhet tani është vula me shtetin mik për 360 mijë vaksinat. Unë pres çdo orë konfirmimin e takimit me kolegun tim. Edhe po nuk u bë, unë mund t’ju tregoj dokumentet që tregojnë takimin. Sot në mëngjes kemi pasur kontakt me një vend të tretë mik. Jam lypësi më i gjatë në planet” -tha Rama.

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryeministri Edi Rama ka bërë një analizë të situatës ekonomike në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar dhe pandemia  e COVID, këto dy fatkeqësi janë përballuar me sukses.

“Pas u goditëm nga një tërmet shkatërrimtar, erdhi armiku i padukshëm që ka goditur ekonomi të mëdha dhe të vogla. Gjithsesi ne e kemi përballur me forcë e angazhim me këto të dy fatkeqësi. Pandemia ka goditur zinxhirët e ekonomisë. Unë jam krenar për punën tonë sepse nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Dita ditës ata që humbën shtëpitë nga tërmeti po kthehen në shtëpitë e reja”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se taksat ZERO, paga minimale 30 mijë lekë dhe ndihma Ekonomike dyfish janë tre realitete të reja për biznesin e vogël, punëtorët dhe familjet në nevojë.

“Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik, përbën një pikë të rëndësishme në qasje, në ndërveprim , në rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të voglin, në kohën kur bizneset paguanin tatim fitimi 100% dhe TVSH. Sot 90% e bizneseve paguajnë 0 tatim. Brenda 91% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë cliruar nga tatim fitimi, është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion tjetër. Duhet që në Europë taksat janë të pakrahasueshme me vendin tonë. Do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të mandatit ku do të shpalosim planin tonë të veprimit, paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikë  mbërritje por stacion në një rrugë që vazhdon. paga minimale nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, për subjeketet që fitojnë këtë pagë dhe për ne. Krahasuar me ku ishim jemi sic e shihni dhe në grafik, ku e ku në 2013 kishte vetëm 22 mijë lekë. Ata që janë përfitues duhet ta shikojnë si një stacionin në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje, siç kemi arritur sot fale përpjekjeve tona, të zerojmë taksën për biznesin e vogël.

E fundit, kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm. Kush gjykon mandatin tonë të dytë, duhet të mos harrojë asnjë moment se ky ka qënë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie në të gjitha kohët që qeveritë zgjidhen në Shqipëri. Gjysma e mandatit ka qënë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Duke parë se cfarë po ndodh në disa vende, në raport me burimin e furnizimit të vaksinës, kam parasysh Izraelin dhe Britaninë e madhe”, tha Rama.