Kuvendi miraton 2 projektligje dhe 2 projektvendime, rrëzohen 2 dekrete të Presidentit

Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku u miratuan pr/ligjet në rendin e ditës.

Kështu Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Gjithashtu sot u miratua me 91 vota pro dhe 12 kundër dhe 1 abstenim projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar”.

Kuvendi rrëzoi me 14 vota pro, 77 kundër dhe 9 abstenime Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.

Kuvendi rrëzoi gjithashtu me 13 vota pro, 79 kundër dhe 10 abstenime Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 84 vota pro, 14 kundër dhe 5 abstenime projektvendimin “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 15 kundër, 5 abstenime projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.