Marrëdheniet diplomatike me Izraelin/KASH: Shteti i Kosovës shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë lidhur me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ne mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ne mes të Republikës se Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i rëndësishëm, diplomatik, historik, kulturor dhe ekonomik ne mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshjeje e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e  Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq të rinj edhe në Lindjen e Mesme.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hap rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë shqiptaro-izraelite.

Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen e dhënë deri ne realizimin e kësaj marrëveshje./argumentum.al 

Tiranë, 2 Shkurt 2021