“Një Brez, Një Rrugë”/ Shqipëri-Kinë, nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, nënshkroi së bashku me Ministrin e Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Wang Wentao, Memorandumin e Mirëkuptimit “Për Ngritjen e një Grupi të Përbashkët Pune për Bashkëpunim Investimi”, në kuadër të nismës së përbashkët “Një Brez, Një Rrugë”.

Ky memorandum synon promovimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përmirësuar mekanizmin e bashkëpunimit për investime nën kuadrin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

Kjo nismë u vlerësua edhe në samitin e 9-të të Liderëve të “Nismës për bashkëpunim Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, 17+1” në formatin virtual.

© Argumentum.