Presidenti Meta kthen ligjin për koncesionin e Rinasit, ligj i ri është antikushtetues, shkel interesin e publikut

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se koncesioni për aeroportin Nënë Tereza është bërë pa konkurrim dhe transparencë. Kreu i shtetit tha se kemi të bëjmë me korrupsion ligjor në Qeveri dhe në Kuvend.

Kreu i shtetit ka kthyer në Kuvend ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

Zgjatja e afatit e kontratës së koncesionarit është bërë pa analizë të qëndrueshme për qëndrueshmërinë e kompanisë që ka marrë kontratën. Zgjatja e afatit është bërë pa marrë parasysh në mënyrë të thelluar interesat strategjike të vendit, që lidhen dhe me sigurinë kombëtare”,- tha Presidenti Meta.

Në një komunikim me mediat, kreu i Shtetit tha se ky ligj i ri është antikushtetues, shkel interesin e publikut dhe është mbajtur i fshehtë nga sytë e qytetarëve.

Koncesioni i aeropotit Nënë Tereza është kryer në kundërshtim me të gjitha rregullat e shtetit shqiptar në dëm të interesave të tij dhe kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur e fshehur larg syrit të publikut. Edhe sot kjo kontratë shtesë nuk është bërë publike. Arsyeja është fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antikushtetuese, skandaloze dhe anti-ligjore”.

Kreu i shtetit tha se Qeveria e ka kaluar këtë marrëveshje me datë 27 Janar 2021, dhe po brenda ditës janë kryer të gjitha procedurar, deri në përcjelljen drejt Parlamentit për t’u futur në kalendarin e punimeve.

“Ligji është depozituar po brenda datës në Kuvend nga qeveria. Dhe po në 27 Janar Konferenca e Kryetarëve në Kuvend e ka futur në kalendar brnda ditës. Kuvendi e ka shqyrtuar në 4 Shkurt dhe e ka miratuar në seancë plenare në 8 Shkurt. Kjo marrëveshje e bërë me kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Ndërkohë që sot kanë mbetur dhe 6 vite për të përfunduar kontrata e parë e koncesionit. Dhe qeveria i ka shtuar 13 vite të tjera, që përfundon në 2040. Janë shkelur pairmet kushtetuese të konkurrencës së lirë, të barazisë para ligjit. Në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshje të koncesionit të lidhur në vitin 2004, është realizuar kjo kontratë shtesë. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një kohe rekord, nuk merr në analizë interesin publik që përfshin sigurinë publike në radhë të parë, po kështu dhe interesin financiar të shtetit, ëshgtë bërë pa analizë shteruese mbi seriozitetin e kompanisë që ka blerë aksionet”.

Presidenti Meta bëri deklarata të forta kur tha se marrëveshja për zgjatjen e kontratës koncesionare është bërë në Bashkinë e Kamzës.

“Dy qeveritarë zgjedhin ta hartojnë marrëveshjen në Bashkinë Kamëz. Një ministër dhe një zv/ministër nuk kanë përtuar të shkojnë deri në Bashkinë Kamëz. Marrëveshja ëstë nënshkruar më 26 Janar”.