Rritet numri i viktimave nga COVID -19 në Shqipëri: 19 viktima në vetem 24 orët e fundit

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1128 të vaksinuar, 3848 testime, 930 të shëruar, 1071 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Sot procesi i vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1071

Të shëruar në 24 orë        930

Të shtruar në spitale         618

Humbje jete në 24 orë        19

Testime ditore                 3848

Testime totale            432,502

Raste pozitive              97,909

Raste të shëruara       61,605

Raste Aktive                34,668

Humbje jete                   1,636

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë        21173

Fier              2809

Vlorë            1756

Durrës         1735

Shkodër      1430

Elbasan       1109

Lezhë          1021

Korçë          1022

Berat             967

Gjirokastër    884

Kukës           409

Dibër             353