Shifra alarmante/ Mbi 1150 të infektuar, 12 persona humbin jetën në 24 orë nga Covid-19

Numri i infektimeve të reja me COVID-19 mbetet i larte, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1152 të prekur nga kryerja e 3 994 testimeve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve më 11 shkurt vendosi të ashpërsoi masat duke zgjatur orarin e kufizimit të lëvizjes nga ora 20:00-06:00.

Ndërkohë ende zyrtarisht përgjigja nuk ka ardhur nga laboratorët e huaj ku monstrat janë dërguar për verifikim, por ekspertë të ISHP-së dyshojnë se në vendin tonë ka prani të mutacioneve të COVID-19.

Sipas tyre kjo vihet re nga rritja e numrit të të prekurve dhe sipas të dhënave zyrtare vetëm në 13 ditët e para të shkurtit, ka pasur 13 860 raste të reja dhe 163 humbje jete.

Për shkak të kësaj rritjeje, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 i kalon 34 mijë persona, ndërsa vetëm në Tiranë ka mbi 20 mijë.

Krahasuar me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kemi një numër jashtëzakonisht të lartë pasi të dy vendet kanë më pak se 7 mijë raste aktive në të gjithë territorin e tyre.

Aktualisht, numri i rasteve të reja dhe atyre fatale në vendin tonë është thuajse e ngjashme me Serbinë, një vend me gati 7 milionë banorë, gjë e cila tregon se shkalla e virulencës është shumë e lartë.

Më 13 shkurt, Serbia nga kryerja e mbi 9 mijë testeve ka pasur 1 622 të infektuar ndërsa raste fatale ishin 15 të vdekur në spitale.

Bilanci për shkurtin:

1 shkurt - 865 raste të reja dhe 13 humbje jete

2 shkurt - 942 raste të reja dhe 5 humbje jete

3 shkurt - 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt - 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt - 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

7 shkurt - 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete

8 shkurt - 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

9 shkurt - 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

10 shkurt - 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete

11 shkurt - 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete

12 shkurt - 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete

13 shkurt – 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Testime totale      410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara         55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  20265

Fier                      2980

Durrës                  1770

Elbasan                1488

Shkodër               1497

Vlorë                    1687

Lezhë                   1122

Korçë                   1036

Berat                    1001

Gjirokastër           799

Kukës                   467

Dibër                    349