Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të infektuarve dhe ai i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë thotë se 21 qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa nga 3805 testime të kryera, 952 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Statistika (28 Shkurt 2021):

Raste të reja ditore       952
Të shëruar në 24 orë     804
Të shtruar në spitale      662
Humbje jete në 24 orë   21
Testime ditore               3805

Testime totale          466,785
Raste pozitive          107,167
Raste të shëruara     69,773
Raste Aktive              35,598
Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22887
Fier         2667
Durrës     1680
Vlorë       1746
Shkodër   1373
Gjirokastër 1075
Berat        844
Korçë       914
Elbasan    876
Lezhë       826
Dibër       374
Kukës     336