22 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi,

22 vite më pare, më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, të cilat pas 78 ditësh u detyruan të largohen nga Kosova. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës këtë fushatë e shohin si vendimtare në çlirimin e vendit, ndërsa serbët dhe Beogradi zyrtar si agresion ndaj Serbisë. Njëzet e dy vjet pas luftës të dyja vendet pritet të rifillojnë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kryeministri Edi Rama e kujton këtë pervjetor duke sjelle ne kujtese fjalimin historik të Presidentit amerikan Bill Klinton.

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.’- shkruan Rama.

22 vite nga bombardimet NATO-së mbi Serbinë, Rama kujton mesazhin Bill  Klinton: Kjo thirrje e bën këtë datë të pashlyeshme në historinë e  marrëdhënieve shqiptaro-amerikane - Shqiptarja.com

Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha ndër të tjera: “Bashkëkombas të mi: Në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.

Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombas, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale".

Bombardimi i NATO-s kundër Serbisë, Meta: I dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit

1616594105_16451260638701106897018424400535700181423283n.jpg

Duke e lidhur me ditëlindjen e tij, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-S kundër Serbisë, që i dhanë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë.

"Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë", ka shkruar Meta.