Trajtimi i të sëmureve me oksigjen të paçertifikuar /Presidenti Meta: Të ndalet kjo kontrabandë e rrezikshme dhe kriminale

Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook  thotë se mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme. Duhet të ndalet kjo kontrabandë e rrezikshme dhe kriminale për shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.
Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.
Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të pacertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.
Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!