Argumentum.al vjen me rubrikën më të re , “ Retrospektivë Diplomatike”

Nga data 1 Prill, Argumentum.al ju fton të ndiqni rubrikën më të re, “Retrospektivë Diplomatike”

Duke qenë se profilet kryesore të medias online Argumentum.al  janë;  diplomacia, marrëdhëniet ndër-rajonale dhe gjeopolitikë, dhe në baze të interesit të lexuesve tanë për materiale më të thelluara sa i përket marrëdhënieve diplomatike, duke filluar nga 1 prilli,  "Argumentum" do të çelë rubrikën “Retrospektivë Diplomatike “

Një rubrikë që do të pasqyroje historinë dhe marrëdhëniet më të rëndësishme diplomatike që kanë ndodhur në vend dhe jashtë tij.

Kjo rubrikë iu jep hapsirë të gjithë atyre që janë të apasionuar pas diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

 Politika e jashtme e Shqipërisë në raport me vende të  tjera, do të vije për lexuesin  nga ish-ambasadorë dhe diplomatë që kanë shërbyer në fushen e diplomacisë në vende të ndryshme të botës.

Po ashtu historianë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare janë të ftuar të kontribuojnë me materialet e tyre.

Kjo rubrikë nuk do të trajtoje vetëm Shqipërinë në marrëdhënie me vendet e  tjera, por edhe marrëdhëniet e lidhjet  historike-diplomatike të shtetëve e kombëve të tjera në botë.

 Nga data 1 Prill, ju ftojmë të ndiqni rubrikën tonë të re “Retrospektivë Diplomatike”

“Argumentum”, një proces intelektual …

 

/argumentum.al

© Argumentum