7 MARSI – DITA E MËSUESIT

Sot, më 7 Mars 2021, mbushen 134 vjet nga dita e themelimit te Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës, me të cilën u shënua një kthesë thelbësore në historinë e popullit shqiptar e veçanërisht në historinë e Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Së këndejmi, kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Shkolla e parë shqipe fillore kombëtare, ku mësimet mbaheshin në gjuhën shqipe, u themelua në kushtet e pushtimit osman, në Korçë më 7 Mars të vitit 1887.

Shkolla shqipe, që njihet edhe si mësonjëtorja e parë shqipe u hap më 7 Mars 1887 në qytetin e Korçës, në Shqiperi.

Mëuesi i parë i shkollës së parë shqipe ishte Pandeli Sotiri. Shkrimi, Këndimi, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Historia, Gjeografia, Aritmetika, Dituria natyrore dhe Edukimi fizik ishin lëndët mësimore me 35 nxënësit e parë të shkollës së parë në Korçë.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës e cila u themelua me 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

/argumentum.al