Albin Kurti merr i pari vaksinën Astrazeneca

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, një ditë pas mbërritjes së dozave në Kosovë.

Pas Kurtit vaksinën e ka marrë edhe drejtoresha e OBSH-së në Kosovë,  Isme Humolli. Mediat e Kosovës raportojnë se për të tjerët procesi i vaksinimit do të nisë ditën e martë.

Kurti u shpreh për mediat: “Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari, por që të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen, meqenëse mbrëmë ka ardhur kontigjenti, do të kemi edhe vaksina të tjera, dhe me shembullin tim dua t’i inkurajo që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë.”

Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet vazhduar t’i respektojnë masat ngase pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Në total Kosova pritet të marrë 100 800 doza të vaksinës nga programi COVAX. Kosova ishte vendi i fundit në Europë që nuk ishte furnizuar me vaksina. Një pjesë e mjekëve dhe infermierëve të Kosovës morën vaksinat anti-Covid në Shqipëri